PSG-ja arriti të triumfonte në finalen e Kupës së Francës, ndaj Monakos me rezultatin 0-2, duke fituar kështu trofeun e dytë në këtë sezon pas Kupës së Ligës.
Parisienët ishin ata që shënuan që në rastin e parë serioz para portës.
Kylian Mbappe asistoi te Mauro Icardi i cili shënoi për 1-0 në minutën e 19-të.
Pjesa e parë nuk solli asgjë më shumë përveç këtij goli.
Në pjesën e dytë të dy skuadrat u hapën më shumë dhe krijuan me teper hapesira dhe gjuajtje ne porte.
Mbappe në minutën e 81-të, tundi rrjetën për 2-0
Kjo është hera e 14 në histori që Paris Saint Germain fiton Kupën e Francës, ndërsa Monako e ka fituar vetëm 5 herë dhe ka humbur po kaq finale të tjera. Në fundjavë kryeqytetasit do të provojnë të fitojnë edhe kampionatin, për të bërë “bis” trofesh, ndonëse aty gjithçka është në dorën e Lilës.
