Grupimi per PD /Ja cilët janë dy emrat që u propozuan për drejtimin e e ri

Grupi ‘Për PD-në’, i cili përbëhet nga Bujar Nishani, Arben Imami, Edith Harxhi, Arben Ristani, Edvin Kulluri, Ibsen Elezi, Endira Bushati, Bislim Ahmetaj dhe Indrit Hoxha mësohet se do të propozojnë dy emra për garën për kryetarin e ri të Partisë Demokratike.

Mëson se ditën e nesërme do të dorëzohen pranë selisë blu dy kandidaturat, ish-kreu i degës së Partisë Demokratike në Kukës, Ibsen Elezi dhe ish-anëtarja e kryesisë, Edith Harxhi. Afati përfundimtar për dorëzimin e kandidaturave është kjo e shtunë, ndërsa të dielën kryesia pritet të miratojë kandidatët e propozuar për kreun e PD.Po ashtu, anëtarët e grupit ‘anti-Basha’ i jan drejtuar sot me një kërkesë kryedemokratit Lulzim Basha dhe Kryesisë së selisë blu, ku kane kërkuar shtyrjen e datës së zgjedhjeve për drejtuesin e partisë, e caktuar më 13 qershor.Në kërkesë, grupi “Për PD”-në thekson se data 13 qershor 2021 për zgjedhjen e kryetarit të partisë është në shkelje të hapur të kërkesave për një garë të ndershme, të besueshme dhe të dobishme për vetë Partinë Demokratike.


Kërkesa e grupit “Për PD-në”:

Ne, pjesëtarët e grupit “Për PD”, në Partinë Demokratike, në vijim të Deklaratës sonë dt. 17 maj 2021, mbetetmi të bindur dhe ripohojmë se: “Nxitimi për hapjen e zgjedhjeve nuk ka për qëllim analizën dhe reformimin e partisë, por elem inimin e debatit në rradhët e partisë dhe të një gare të hapur. Vendimi i Këshillit Kombëtar për hapjen e parakohshme të zgjedhjeve është i pajustifikuar.

Për këtë arsye gjy kojmë se është në dobi të Partisë Demokratike të mirëkuptohet dhe të trajtohet me përgjegjësinë e duhur politike dhe institucionale kërkesa jonë, e cila është: Shtyrja e datës për zgjedhjen e Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, caktuar për në datën 13 qershor 2021.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.