Pas vizitës blic në SPAK, Yuri Kim bën deklaratën: “Koha e pandëshkueshmërisë ka mbaruar dhe se drejtësia do të vihet për këdo”

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar sot në takim të papritur në SPAK, me drejtuesin Arben Kraja dhe drejtoren e BKH-së, Aida Hajnaj. Pas vizitës së frytshme, diplomatja më e lartë në vendin tonë ka bërë një deklaratë të fortë në rrjete sociale. Kim thotë se koha e pandëshkueshmërisë ka mbaruar dhe se drejtësia do të vihet për këdo.

Shënimi i plotë i Yuri Kim


2021 filloi me raste të mëdha nga SPAK. Sot, në takimin tonë me shefin Kraja dhe drejtoren Hajnaj më siguruan që ata janë të përkushtuar për të dhënë drejtësi dhe për të siguruar që askush nuk është mbi ligjin. Qoftë për korrupsion, krim të organizuar, apo zgjedhje, koha e pandëshkueshmërisë po mbaron.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.