Ditën e sotme edhe pse me një njoftim që erdhi pak orë para ndeshjes finale të Kupës mes Skënderbeut dhe Vllaznisë, FSHF nxori në shitje 1 mijë bileta.Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar çmimet e biletave për takimin Final të Kupës së Shqipërisë, çmimet janë si më poshtë:
Tribuna Kryesore – 3 mijë Lekë
Tribuna për karshi – 1 mijë lekë
Tribuna pas Porte – 500 lekë
Biletat janë në shitje prej këtij momenti dhe mund ti blini në pikat e shitjes si më poshtë:

- Stadiumi “Selman Stermasi”
- Dyqani zyrtar i FSHF. ( Rr. Themistokli Gërmenji, përballë Ambasadës Amerikane )
Duket se interesi për këtë finale është tepër i madh duke parë dhe radhët e gjata të tifozeve për të parë skuadrën e tyre të zemrës në shkallët e stadiumit “AIR Albania”.
