I biri i feston datëlindjen / Klea Huta i bën urim zemre: “Mami jep dhe frymën për ty!”

Vogëlushi i Klea Hutës dhe Elgit Dodës, feston sot ditëlindjen e tij të parë. Klea ka zbuluar për herë të parë portretin e djalit të tyre, të cilin gjatë gjithë kësaj kohe nuk e kishin ekspozuar në rrjete sociale.Nuk mungoi as një dedikim i bukur për ditëlindjen e të birit.


“Krid i mamit, jeta ime e shtrenjtë, qenie e qenies time. Frymë e imja e përjetshme, ajri im, lumturia jonë më e madhe. Nuk e harroj kurrë momentin kur të mora në krahë dhe po shp ërtheja nga lumturia, momenti kur unë u takova për herë të parë me mrekullinë më të madhe të Zotit, që më kishte dhuruar mua. Nuk e besoj dot se si iku një vit dhe ti sot bën 1 vjeç o jeta ime. Kur të kisha në bark e të ledhatoja aty e ëndërroja si do ishe, si do i kishte sytë, hundën, dockat e kur qeshim sot bashkë e të përqafoj e luaj me ty. Faleminderit që na zgjodhe ne për prindër o engjëlli jonë. Mami zgjohet natën dhe rri e të shikon e të puth në gjumë se jeta ime është vetëm e jotja e unë për ty do bëj gjithçka që ti të jesh i lumtur. Të dua sa vetëm Zoti e di.

Edhe frymën time e jap për ty por unë lutem që të kemi jetë sa më të gjatë që të të shijojmë ty në jetën tënde që qoftë fusha më e bukur me lule që unë kam parë ndonjëherë. Zoti të bekoftë dhe qofsh i udhës. Mua dhe babin @elgitdoda na ke përjetë më sytë nga ty. Të duan po aq sa ne: gjyshërit, tezet, xhaxhi e të gjithë miqtë e ngushtë të mamit e babit.
Gëzuar ditëlindjen e parë KRID mreti! – Bëj Masha’Allah”-
ka shkruar Klea.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.