E rende/ Autoshkolla perplas motorin dhe më pas përplas nënë e bijë kembesore

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kallm, të Fierit.Një makinë tip Benz autoshkollë është përplasur më një motor, pasi ka kryer një parakalim të gabuar.

Si pasojë e parakalimit të gabuar, makina tip Benz ka përplasur motorin dhe më pas motori ka aksidentuar edhe dy këmbësore, nënë e bijë, të cilat kanë mbetur të demtuara.Dy të demtuarat nënë e bijë janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.