Në një kohë që Shqipëria e ka fituar sfidën e madhe me Covid-19, pasi lufta vijon dhe ka hapur portat për të gjithë turistët nga e gjitha bota, Athina vazhdon masat ekstreme ndaj vendit tonë. Pa justifikim, qeveria greke ka vendosur të lërë të pa ndryshuara masat dhe të mbajë të mbyllura doganat që lidhin vendin me Shqipërinë dhe Turqinë.
Vendimi u mor prej zv.ministrit të Mbrojtjes së Qytetarit, Nikos Kardhalias dhe vlerësohet si tepër i ashpër dhe “dënues” për Shqipërinë dhe Turqinë, edhe pse shifrat e pandemisë në vendin tonë janë shumë herë më të ulëta sesa analogjia e Greqisë për 100.000 banorë.
Ndersa , vijojnë kuotat e kufizuara të udhëtarëve nga Shqipëria, vetëm të atyre që disponojnë leje qëndrimi në Greqi, kanë dyshtetësi apo minoritarët grekë të Shqipërisë.Në doganat greke do të lejohen: nga Kakavija 400 persona, nga Kapshtica 400 punonjës sezonalë, ndërsa për herë të parë nga marsi i 2020 hapet dogana e QafëBotës me kapacitet deri në 250 persona në ditë.
Shtetasit shqiptarë që duan të udhëtojnë për turizëm në Greqi, do të duhet të zgjedhin Turqinë, ose të presin deri në datën 14 qershor me shpresën e hapjes së kufirit.
