Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, këtë herë në qytetin e Shkodrës.Mësohet se Fabian Vuka i ka marrë jetën motrës se tij Diana Vuka. Nuk dihet ende se cili ka qenë shkaku i ngjarjes së rëndë, ndërkohë që autori është arrestuar nga policia.Ngjarja ka ndodhur në Shkodër, ne lagjen “3 Heronjte”, ne oret e vona te mbrëmjes se sotme.
Autori e mbante prej 3 ditësh të mbyllur në banesë motrën e tij, Dyshohet se të dy kishin konflikte të herëpasherëshme, pasi autori kishte probleme me alkoolin.
Mësohet se gruaja, Diana Vuka 58 vjeçe kishte ardhur për pushime në Shkodër, pasi jetonte në Gjermani.
Shkoder/Informacio paraprak “Rreth orës 22:30, në lagjen “Ndoc Mazi”, Shkodër, në banese është gjetur e pa shenja jete shtetasja D. V. 58 vjeçe. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se është vrarë me armë zjarri nga vellai i saj shtetasi F. V., 55 vjeç, i cili është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
