Në parkun qëndror të Budapestit, do të vendoset busti i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.
Është kryeministri Rama i cili e bëri të ditur një gjë të tillë teksa ndodhet në një vizitë në Hungari.
“Budapest – Aty ku pas pak javësh, do të vendoset më në fund mes parkut qendror të kryeqytetit të Hungarisë, busti i Heroit Kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skenderbeu” – shkruan Rama në rrjete sociale.
Ndërkohë kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili ndodhet po ashtu në Budapest, tha se në Shqipëri do të vendoset busti i mbretëreshës Geraldinë.
“Mbretëresha Geraldinë do të ketë një monument tek sheshi që është hapur tani në bulevardin Zogu i Parë tek Ministria e Drejtësisë. Është vendosur piedestali, busti ka ardhur në Bashkinë e Budapestit në datën 5 korrik do kemi inaugurimin në Budapest. Na është dënë vendi qëndror tek ura që lidh dy pjesët e parkut. Busti i Skënderbeut është punuar nga Agim Rada. Është kontributi i bashkisë tonë” – tha Veliaj.
