Joel Pohjanpalo shënoi golin e fitores 1-0 të Finlandës ndaj Danimarkës në kuadër të Grupit B në Euro 2020. Finlanda fitoi me rezultat minimal 1-0 ndaj Danimarkës në një ndeshje plot panik dhe ankth, e cila u ndërpre në minutën e 43-të dhe rifillojë vetëm pas një ore e gjysmë.
E gjithë kjo erdhi shkaku që kapiteni i Danimarkës, Christian Eriksen, ra në fushën e lojës pa ndjenja, pasi pati një sulm në zemër.Lëndimi i Eriksenit preku të gjithë lojtarët e të dyja skuadrave, tifozët dhe çdo njeri tjetër që është i lidhur me sportin.Megjithatë, UEFA së bashku me përfaqësuesit e dy kombëtareve morën vendim që ndeshja të rifillojë dhe në fund fitore shënuan finlandezët.Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 60-të dhe ishte Joel Pohjanpalo, i cili shënoi me kokë pas asistimit të Jere Uronen.Por, Pohjanpalo bëri një gjest të madh pas golit, pasi refuzoi ta festojë shkaku i Eriksenit dhe gjesti i tij është vlerësuar maksimalisht nga të gjithë.
Joel Pohjanpalo scored Finland's first goal at a major tournament but held back on the celebration. pic.twitter.com/krUIOSwlh3
— B/R Football (@brfootball) June 12, 2021
