Ditën e sotme në Partinë demokratike janë zhvilluar zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë, ku garonin Lulzim Basha, Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli.Procesi i votimit është shoqëruar me akuza të shumta, pasi një pjesë e anëtarëve të PD-së nuk e kanë gjetur emrin e tyre në listat e votuesve.Kryetari i Partisë Demokratike në Devoll, Arben Miza, nuk ka votuar ditën e sotme, teksa thotë se e ka marrë këtë vendim në shenjë solidariteti me të gjithë demokratët, të cilëve iu mohua e drejta për të votuar.
“I vlerësoj të 4-kanditaturat.Refuzoj të votoj në shenjë solidariteti me të gjithë ata demokratë, të cilëve ju mohua e drejta për të votuar”, shkruan Arben Miza.

