Kërkohej në Pogradec për trafik klandestinësh, arrestohet në Tiranë Juxhin Hamajesi, në portofol iu gjet pasaportë franceze

Dje në darkë është arrestuar në kryeqytet 29-vjeçari Juxhin Hamajezi. Ai kërkohej në Pogradec pasi dyshohet dhe akuzohet për trafik klandestinësh sirianë. Mbrëmë gjatë arrestimit ai nuk ka bërë rezistencë. U ndalua dhe arrestua nga efektivët, të cilët i gjetën edhe një pasaportë franceze, e cila dyshohet se është false.


Gazetari Elton Qyno mëson se pas shoqërimit në ambientet e komisariatit 4 në Tiranë, ai është marrë nga një patrullë e policisë së Pogradecit, për shkak se i riu është përfshirë në një ngjarje kriminale në këtë qytet. 

Policia dhe prokuroria e Pogradecit e kishin shpallur në kërkim Juxhin Hamajezin, pasi kalonte shtetas sirianë nga Greqia në Shqipëri dhe jashtë kufijve të vendit, ndërsa një herë pasi iu dha sinjal të ndalonte, nuk e ka respektuar urdhrin e policisë. Në 2018, Juxhin Hajamezi, i ka shpëtuar një atentati me armë në zonën e ish-Kinostudios. Ai mbeti i plagosur bashkë me të vëllanë Rivelino Hamajezi.

Për këtë ngjarje u hetua në dy pista, atë të prishjes së pazareve të drogës dhe një plagosje te mëparshme që mund të ketë kryer ky i fundit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.