Italia ka gjunjëzuar kombëtaren e Zvicrës në stadiumin “Olimpiko” të Romës, duke e mundur me rezultatin e thellë 3 me 0.Për Italinë shënoi 2 herë Locatelli dhe 1 herë Immobile, teksa Zvicra ishte pothuajse inekzistente në fushën e blertë, me një ndër performancat më të dobëta në vitet e fundit.Me 6 pikë në krye të grupit A, Italia bëhet përfaqësuesja e parë e futbollit që kualifikohet nga grupet. Ndeshjen e fundit ndaj Uellsit, Italia do e luajë për të ruajtur vendin e parë ku i duhet vetëm një barazim.Ndërkohë Uellsi qëndron në vendin e dytë me 4 pikë, ndjekur nga Zvicra me 1 pikë dhe Turqia pa asnjë pikë.
FT: ITALI-ZVICËR 3-0
Lokateli 26′, 52′ , Imobile 89′
https://twitter.com/korcablog/status/1405262999259078668?s=21
https://twitter.com/korcablog/status/1405262818337775620?s=21
