Detaje nga vrasja e 20-vjeçares në Greqi, policia merr me helikopter bashkëshortin e saj

Piloti ishte në ishullin Alonissos për të marrë pjesë në shërbimin përkujtimor për gruan e tij 20-vjeçare, kur një skuadër speciale mbërriti në ishull me helikopter për të marrë 32-vjeçarin dhe për ta transportuar atë në Asfalea sa më shpejt të jetë e mundur .


Ndërkohë,flitet se po hedh dritë në këtë ngjarje ora inteligjente e Carolinës, e cila ka regjistruar ngritjet dhe ulje e vazhdueshme të pulsit dhe më pas ndalimin total. Po ashtu është regjistruar edhe koha e saktë e vdekjes së nënës së re.Mediat shkruajnë se ekziston një devijim në kohë nga dëshmia origjinale e dhënë nga Babis dhe për këtë ai do të duhet të bisedojë përsëri me oficerët që po hetojnë vrasjen. Në të njëjtën kohë, kamera në shtëpi thuhet se ka regjistruar detajet e fundit para natës fatale. Në këto fotografi që policia ka në dispozicion, shihet se Babis është shtrirë në divan në katin përdhes dhe mban foshnjën në krahë.

Babais Anagnastopulos,duhet të shpjegojë se kush hoqi kartat e kamerave të sigurisë që ndodheshin në banesë gjatë orëve pas krimit, pa mbërritur ende policia në banesë.Sipas analizës se videos, kamerat e banesës kanë kryer regjistrimin e fundit rreth orës 01:10 minuta, ndërkohë që sipas deklaratës së tij, grabitësit kanë hyrë në banesë rreth orës 04:00 dhe janë larguar rreth orës 05.40 të mëngjesit.


Çfarë ndodhi në banesë dhe kush pastroi ambientet prej çdo gjurme AND-je, çka bëri që agjentët të ngrenë pistën e dyshimeve edhe mbi të. Agjentët do ta pyesin bashkëshortin e viktimës se si mund të ketë kontakte telefonike me persona të familjes së tij, në orën që presupozohet se ishte i lidhur prej grabitësve.

32 vjeçari do të pyetet edhe në lidhje me kontratën e sigurimit dhe kush diktoi kushtet e saj, kontratë që viktima kishte kryer vitin e fundit me një kompani sigurimi, ku sipas kontratës, nëse Caroline do të humbte jetën, familjarët e mbetur në jetë do të përfitonin 1 milion euro.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.