Janë të shumta mesazhet dedikuara Sergio Ramos, pas vendimit që ai do largohet nga Real Madrid, pas 16 vitesh. Një ndër mesazhet është nga Isco, madrileni i cili vlerëson Ramos.
“Faleminderit për udhëheqjen e kësaj gjenerate dhe kësaj skuadre drejt fitores, faleminderit për minutën e 93-të që ndryshoi gjithçka, faleminderit që ishe një bashkëlojtar i mirë dhe një kapiten i mirë!Të uroj më të mirën në një fazë të re dhe pjesën tjetër të jetës tënde”, shkruan Isco, shoqëruar me një foto ku të dy po festojnë.
