E rëndë në Ksamil, pushuesi norvegjez humb jetën sapo del nga dushi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Ksamil të Sarandës. Një pushues nga Norvegjia është ndjerë keq sapo ka dal nga dushi dhe mësohet se ka ndërruar jetë. Ai ishte Frank Westgard, 56 vjeç. Shtetasi norvegjez ishte se bashku me të dashurën për pushime në Shqipëri. Sipas burimeve 56-vjeçari është ndjerë keq pasi ka dalë nga dushi dhe për rrjedhojë është drejtuar për në Qendrën Shëndetësore të Ksamilit, ku dhe ka humbur edhe jetën.Mësohet se ai kishte probleme me presionin në gjak.


Ndërsa ditën e sotme ai ka postuar një foto nga pushimet që po bënte në Ksamil. Rërë, një shishe birrë dhe deti i kaltër janë pamjet e postuara para disa orëve, ku miqtë e tij vazhdojnë ta urojnë “pushime të mbara!” Si duket edhe postimet nga fotot e tij në Facebook pasioni i tij kanë qenë udhëtimet dhe makinat.

Në postimet e tij në Facebook, fotot e fundit të postuara janë nga aeroporti i Ukrainës para 3 ditëve.

Trupi ndodhet në morgun e spitalit të Sarandës dhe ditën e nesërme do të transportohet për në Tiranë tek mjekësia ligjore për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.