Lajm i mirë/ Pritja merr fund,Greqia hap kufirin me Shqipërinë

Greqia ditën e sotme ka vendosur që të hapë kufijtë plotësisht me Shqipërinë duke nisur nga 28 qershori . Levizja e lehtesuar nis nga neser ,19 qershor ku do ketë një kuotë kalimi për shqiptarët që duan të ikin drejt Greqisë në orarin 07:00 -19:00 çdo ditë.Sipas qarkores që pritet të shpërndahet brenda ditës në të gjithë pikat kufitare të vendit, që prej datës 19 qershor në Greqi do të lejohet të kalojnë të gjitha kategoritë e udhëtarëve për qëllime familjare dhe turistike. Deri në datën 27 Qershor,do të mbeten në fuqi kuotat prej 1500 personave në ditë në Kakavijë, 250 në Qaf Botë dhe 400 në Kapshticë,pas kesaj date,behet liberalizimi total i levizjes.


Ky vendim erdhi pas rekomandimit të KE-së(Këshillit të Evropës), ku u drejtohej shteteve të BE-së që të hiqnin kufizimin e udhëtimit për disa shtete, ku mes tyre ishte edhe Shqipëria. Së fundmi, Këshilli Europian përditësoi listën e vendeve të treta për të cilët duhen hequr kufizimet e udhëtimeve jo-esenciale bazuar në situatën epidemiologjike në vend, mes tyre edhe Shqipëria.Këto kufizime, sipas Këshillit duhet të hiqen gradualisht teksa kjo listë do të rishikohet çdo dy javë.Bazuar në kriteret dhe kushtet e përcaktuara në rekomandim, që nga 18 qershori 2021 vendet anëtare duhet të heqin gradualisht kufizimet e udhëtimit në kufijtë e jashtëm për banorët e vendeve nga:

Shqipëria
Australia
Izraeli
Japonia
Libani
Zelanda e Re
Republika e Maqedonisë së Veriut
Ruanda
Serbia
Singapori
Korea e jugut
Tajlandë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.