Gjermania heq kufizimet për shqiptarët

Gjermania hoqi kufizimet për Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shtetasit nga këto vende mund të hyjnë në Gjermani edhe si turistë. Duke filluar nga e diela, më 20 qershor, shtetasit nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut do të lejohen të hyjnë sërish në Gjermani pa qenë nevoja të justifikojnë shkakun e udhëtimit. Këtë e bën të ditur ministria gjermane e punëve të brendshme në faqen e internetit. Në këtë mënyrë Gjermania ndoqi rekomandimin e Këshillit të Bashkimit Evropian. Në listën pozitive të Gjermanisë janë shtuar veç këtyre tre vendeve edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vende të tjera: .

Lista e plotë:


Shqipëria (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)

Australia Hongkong (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)

Izraeli Japonia,Libani (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)

Macau (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)

Zelanda e Re (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)

Maqedonia e Veriut (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)

Serbia (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)

Singapori,Korea e Veriut,Tajvani (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)

Tajlanda ShBA (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.