Sherr me thika në Athinë, vajzat përleshen për të dashurit, arrestohet shqiptarja

Një sherr i rrallë mes 7 vajzash të mitura ka ndodhur në qendër të Athinës. Vajzat kishin një takim dhe më pas debatuan për të dashurit ku sherri ka degraduar në përdorimin e thikave. Mes vajzave ka qenë dhe një 15-vjeçare shqiptare e cila ka plagosur dy të mitura me thikë dhe është arrestuar nga Policia. Një prej të plagosurave është në gjendje të rëndë dhe u dërgua në kirurgji për operacion.Ndërkohë vajza që kreu sulmin u dërgua në Departamentin e Mbrojtjes së të Miturve në Athinë, ndërsa vajzat e tjera u morën në pyetje për të zbardhur ngjarjen.


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.