Behuni gati /Sot kryendeshja në “grupin e hekurt”, Portugali-Gjermani

Në grupin e hekurt, Cristiano Ronaldo, i cili asnjëherë nuk ka shënuar kundër gjermanëve, pas dygolëshit në debutimin e tij ka mundësinë reale për ta cuar Gjermaninë më afër eliminimit në ndeshjen e orës 18 në Mynih. Me një sukses, luzitanët do të ngjiteshin në gjashtë pikë, duke lënë gjermanët e Loeë me zero, skuadër që në fakt nuk mund të dështojë në takimin me suksesin. Për ta bërë këtë, megjithatë, Gjermani duhet të paraqesë diçka ndryshe nga ajo që tregoi kundër Francës dhe precedentët janë në favor të tyre, që kanë fituar të katër përplasjet e fundit në kompeticionet e mëdha kundër luzitanëve, e fundit në Kupën e Botës 2014. Në fund të fundit Portugali-Gjermani, është bërë pothuajse një klasike e futbollit ndërkombëtar, duke qenë se kjo do të jetë sfida e gjashtë mes Kupës së Botës dhe Kampionatit Evropian, asnjë sfidë nuk është luajtur më shumë herë. Santos duhet të bëjë ndoshta kujdes më shumë se nga cdokush, nga Thomas Mueller, njeriu që ka shënuar tregolëshin e tij të vetëm me kombëtaren kundër portugezëve.

Sot ora 18.00 Portugali-Gjermani


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.