Ka mjaftuar një gol nga Baumgartner në pjesën e parë (me asist të Alaba) që Austria të sigurojë kualifikimin dhe ta mbyllë në vend të dytë Grupin C, pas Holandës që ishte perfekte me 9 pikë të plota. Skuadra e Shevchenkos tashmë me vetëm 3 pikë do të presë që të shohë nëse futet si e treta më e mirë nga gjashtë grupet (ku futen 4 skuadra si të tretat më të mira)
Të shtunën në Wembley të Londrës, Austria përballet me Italinë në raundin e 1/8-ave. Ndërsa tulipanët e Holandës jane ende në pritje të një prej vendeve të treta më të mira.
📊 Confirmed Group C standings at #EURO2020
— WhoScored.com (@WhoScored) June 21, 2021
1️⃣ #NED – 9 pts
2️⃣ #AUT – 6 pts
3️⃣ #UKR – 3 pts
4️⃣ #MKD – 0 pts pic.twitter.com/7pZPxccHbz
