Epike/42-vjeçarja bën namin… festë, këngë e daulle pas divorcit nga bashkëshorti (VIDEO)

Një 42-vjeçare turke ka bërë festë të madhe në lagje në momentin që është ndarë nga i shoqi.
Çilem Ulkerler, ka përfunduar me sukses procesin gjyqësor për ndarjen nga bashkëshorti, e këtë, e ka festuar në lagjen ku është rritur me këngë e daulle.
E reja e quan fitore përfundimin e procesit gjyqësor, madje dhe muzikanti i thirrur në ceremoni, deklaron që është hera e parë që merr pjesë në një koncert të tillë.
Çilem është nënë e dy fëmijëve, ndërsa ishte e martuar prej 18 vitesh. Arsyeja e ndarjes sipas mediave, ishte dhuna sistematike dhe problemet ekonomike të
çiftit.


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.