Metorologia Lajda Porja thotë për Ora News, se temperaturat më ekstreme pritet të jene në veri, në qytetet, Koplik, Shkodër dhe Lezhë. Gjithashtu ajo thotë se Elbasani, Cerriku, Belshi, Gjirokastra, Ura Vajgurore dhe Berati janë qytetet, ku pritet të shënohen temperaturta deri 42°C.
Vala e të nxehtit Afrikan prej ditësh ka përfshirë Mesdheun , konkretisht ditët e fundit ka përfshirë gadishullin ballkanik, me epiqendër Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.
Temperturat kanë pësuar rritje të ndjeshme në 24 orët e fundit, duke bërë që vlerat minimale të jenë 29 gradë celcius, ndërkohë maksimlja 39 deri në 40°C.
