Aksidenti tragjik në aksin Fier-Vlorë si pasojë e të cilit, u shua një familje me 4 anëtarë, prindërit dhe dy vajzat e mitura, jo vetëm që ka shokuar opinionin publik, por edhe ka ngjallur një revolt të madhe pasi shumë komentues në rrjet e cilësojnë një ‘vr asje’ si pasojë e neglizhencës së policisë ndaj të rinjve që lëviznin me makina të shtrenjta dhe japin ‘spektakël’ rrugëve.Në lidhje me këtë ngjarje tejet të rëndë ka reaguar edhe këngëtarja Aurela Gaçe, ku ndërsa thotë se tashmë e ka kapur ankthi të dalë në autostradë me fëmijët, shton gjithashtu se e zë tmerri në çdo kthesë a semafor, pikërisht sepse asnjëherë si dihet se me çfarë ‘të dehuri nga euforia e jetës’ mund të përballesh.
Shpejtesia e pilotëve-adoleshentë-të rinj -koka erë ,eshtë vrasje me dashje. E dhimbshme ,e frikshme. Te jesh ne rrugën tënde e te te marrin jetën “qejflinjtë” e shpejtësisë, është krim. Mua më kap ankthi te dal ne autostrade me femijet.
Me ze tmerri ne çdo kthese a semafor. Pikerisht sepse asnjehere si dihet se me çfare “te dehuri nga euforia e jetës” mund të përballesh. U prehshin në paqe 4 engjëjt, ngushëllimet e mija prej nëne dalin bashke me lotët”, shkruan Aurela Gaçe, në facebook.

