Identifikohen viktimat e aksidentit tragjik/ Kush është familja që u shua

Detaje të reja janë bërë me dije nga aksidenti i ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Vlorë-Levan, pranë fshatit Panaja, në vendin e quajtur “Kripa”. Sipas raportimeve Audi në të cilin udhëtonin 3 të rinj, i erdhi makinës Toyota me targa greke ku udhëtonte familja, me shpejtësi skëterrë duke e nxjerrë nga rruga. Tre prej anëtarëve të familjes kanë humbur jetën në vend, ndërsa babai Eduard Gushi ka ndërruar jetë në spital.


Eduart Gushi, 44 vjeç, Silvana Gushi, 33 vjeçe. Anastasia Gushi, 14 vjeçe dhe Eva Gushi, 9 vjeçe janë viktimat e së njëjtës familje që po udhëtonin me automjetin ‘’Toyota’’.

Familja sapo kishte ardhur nga Greqia dhe po shkonte me pushime, ndërsa çantat dhe valixhet që ndodheshin në makinën e tyre tip “Toyota” janë shpërndarë në rrugë.Ndërkohë në spital të plagosur janë Igli Madani, Fabio Lamaj dhe Glori Selimi të cilit udhëtonin me automjetin ‘’Audi’’ që përplasi nga mbrapa automjetin e familjes Gushi.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.