Një video e pazakontë po bën xhiron e rrjetit. Një shofer i një kamioni është filmuar teksa zihet me një polic në Pikën Kufitare të Qafë Thanës. Kamioni ka ndaluar anës rrugës në korsinë e mjeteve të rënda, ndërsa shihet polici që kërkon të ngjitet me forcë në kabinën e shoferit. Ky i fundit kërkon të mbyllë derën, por efektivi e mban me kokë, duke rrezikuar që të dëmtohet.Më pas ai me forcë arrin të hapë portën dhe të hipi në kamion, ku fillon të kapet për fyti me shoferin. Ndërkohë, në vendngjarje shkon edhe një polic tjetër, ndërkohë që nuk dihet se përse ka nisur konflikti mes tyre.
