E rëndë /Autobusi me turistë shqiptarë del nga rruga dhe përplaset në Maqedoninë e Veriut

Një autobus me turistë shqiptarë është aksidentuar këtë të shtunë në Maqedoni. Sipas mediave maqedonase, të plagosur kanë mbetur disa persona, ndërsa mes tyre edhe një 14-vjeçar. I plagosur rëndë ka mbetur edhe shoferi i autobusit. Të gjithë turistët mësohet se janë shtetas shqiptarë, ndërsa të plagosurit kanë marrë dëmtime të lehta.


“Më 26.06.2021 rreth orës 06.10 në SPB Manastir është denoncuar se në rrugën magjistrale Manastir – Prilep, autobusi me targa të Shqipërisë ka dalë nga korsia.

Në fatkeqësi shoferi i autobusit L.M.(48) nga Shqipëria ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërkaq tre udhëtarë M.H.(46), G.M.(37) dhe një 14-vjeçar, të gjithë nga Shqipëria kanë pësuar lëndime të lehta trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik në Manastir”, kanë njoftuar autoritetet e policisë maqedonase.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.