Ditën e sotme do jepet vendimi për kujdestarinë e Lydias, vajzës 11 mujashe të Carolinës, 20-vjeçares e cila u vra brutalisht nga bashkëshorti i saj. Siç është thënë më parë, gjykata greke do e marrë sot vendimin.Prej ditësh, familja e viktimës ka kërkuar që të marrë të miturën dhe të largohet nga Athina, pasi pretendojnë se Lydia aty ku ndodhet aktualisht, do quhet vajza e vrasësit.
Avokati i familjes së Carolane, Ath Harmanis, ka pretenduar se Alonissos është një qytet perfekt për t’u rritur e vogla Lidia. Kjo pasi sipas tij, gjyshërit do i dhuronin të gjithë dashurinë e nevojshme.
Ndërkohë, nga ana tjetër, familja e pilotit, kërkojnë kujdestari të përbashkët të fëmijës. Pra, ata i kanë kërkuar autoriteteve që e vogla, nga prilli deri në muajin tetor të qëndrojë me ta, e pjesën tjetër, me gjyshërit nga ana e mamasë.
