Autoritetet në Greqi prej të mërkurës kanë dhënë alarmin për zhdukjen e turistes 29-vjeçare nga Franca. Ambasada franceze në Greqi lëshoi një njoftim emergjent për autoritetet në Greqi duke deklaruar se fati i saj po injorohet, pasi nuk ka asnjë shenjë prej saj që nga data 24 qershor. Turistja 29-vjeçare mbërriti në Kretë në zonën e Heraklion, më 21 qershor. Ajo mori një makinë me qira nga një dyqan makinash në mënyrë që të ishte në gjendje të lëvizte lirshëm.
Sipas informacioneve të mediave greke, prindërit e saj njoftuan Ministrinë e Jashtme të Francës pasi vajza e tyre nuk kishte kontaktuar me ta që prej datës 26 qershor.Autoritet greke kanë nisur kërkimet por nuk ka ende asnjë shenjë prej saj. Të mërkurën në mesditë, disa nga grupet e shpëtimit arritën të lokalizonin makinën e marrë me qira nga turistja e zhdukur.
Në automjetin e saj që u gjet i braktisur, ndërsa në bagazh u gjetën një GPS dhe një valixhe. Turistja kishte postuar një foto në rrjetet sociale nga Elafonisi duke treguar se kishte ecur për disa orë. Që prej këtij momenti, ajo nuk u bë më aktive në rrjetet sociale.
