Fluks i lartë hyrjesh në kufi/ Emigrantët kthehen në Shqipëri për pushime

Pas hapjes së pikave të kalimit kufitar të Kapshticës dhe Kakavijës, gjatë kësaj fundjave, ka pasur një rritje të numrit të hyrje-daljeve drejt shtetit grek dhe anasjelltas. Burime pranë Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit bënë me dije se në në Qafë Thanë janë përpunuar gjithsej gjatë 24 orëve të fundit 6357 dokumentacione shtetasish shqiptarë dhe të huaj. Numër ky që për të disatën ditë mbetet i lartë në këtë pikë kalimi.


Në hyrje nga Maqedonia drejt vendit tonë kanë kaluar 3624 shtetas, ndërsa në dalje 2733. Kjo pikë e kalimit kufitar vijon të punojë me kapacitet të plotë për të shmangur krijimin e radhëve të gjata të pritjes për shkak të fluksit të lartë.Nga ana tjetër, duket se janë shtuar lëvizjet në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, pas hapjes së kësaj të fundit në të dy krahët nga pala greke.

Autoritetet greke i dhanë fund mbylljes në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës e Kakavijës, në datën 2 korrik, ku për shtetasit që do të përdorin këto pika kufitare me vete duhet të kenë tamponin e Covid-19 e gjithashtu të kenë plotësuar formularin online PLF. Kujtojmë se Kapshtica e Kakavija qëndronin e mbyllur prej muajsh, duke mos lejuar qarkullimin e udhëtarëve, për shkak të masave të marra për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Për të përballuar fluksin në të dyja pikat e kalimit të juglindjes do të punohet me kapacitet të plotë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.