Ndërron jetë në moshën 67 vjeçare poeti Petrit Ruka

Poeti dhe kineasti i njohur Petrit Ruka ka ndërruar jetë në moshën 67 vjeçare. Lajmin e kanë konfirmuar miq dhe të afërm të tij në rrjetet sociale. Përmes një postimi në facebook, vëllai i tij profesori Ethem Ruka ka prekur me fjalët për humbjen e njeriut të dashur.


“LAMTUMIRE PETRIT!

Lamtumire Petrit, vellai im i dashur! Fluturim sa me te qete drejte perjetsise! Qofsh i parajses vella qe na la keq shpejt”, shkruan ai dhe ndan një foto të vëllait që ndërroi jetë sot.

Petrit Ruka njihet si një nga poetët më të mirë në letërsinë shqiptare. Ai ka marrë titullin e lartë “Nderi i Kombit”. Me ikjen e Rukës, letërsia humbet një nga burimet e mëdha të saj, që vazhdonte të mbante gjallë poezinë shqiptare.

Ruka ka lindur në Tepelenë më 21.08.1954. Ka kryer studimet e larta për Gjuhë Letërsi Shqipe dhe studimet pasuniversitare pёr dramaturgji filmike, Akademia e Arteve të Bukura, Tiranё 1985 – 1986. Ka punuar si pedagog nё Shkollёn e Mesme tё Pёrgjthshme, Tepelenё.1976 – 1984.

Skenarist dhe regjisor. Kinostudio “Shqipёria e Re” dhe Alba Film Studio.Tiranё.1986 – 1996.

Drejtor nё Teatrin Kombëtar të Fëmijëve. Tiranё 2000 – 2000. Kryetar i Qendrës Kombëtare Kinematografike Shqiptare 2000 – 2005

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.