Trondit SPAK, arreston për korrupsion kryebashkiakun e Lushnjes

Kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe është arrestuar sot nga policia. Në kuadër të një aksioni masiv antikorrupsioni, të urdhëruar nga SPAK, policia dhe FNSH kanë ‘zbarkuar’ në Ndërmarrjen e Pasurive Publike të këtij qyteti. Mësohet se Tushe akuzohet për veprën penale ‘korrupsion’. Mesohet se policia i ka shkuar në zyrë Tushes dhe pas disa kontrolleve në këtë institucion ai është arrestuar. Kujtojmë se Fatos Tushe drejton këtë bashki prej 3 mandatesh, ndërsa përfaqëson Partinë Socialiste. Më herët ai bashkë me sekretaren e tij mbetën të plagosur më 31 dhjetor të 2020-ës, pasi në zyrë iu hodh lëndë plasëse.


Ky operacion i SPAK vjen menjëherë pas paralajmërimit të bërë nga kreu i këtij institucioni një ditë më parë. Arben Kraja në një konferencë në kuadër të luftës kundër korrupsionit deklaroi se do të arrestohen zyrtarë të cilët kanë abuzuar me fondet publike.

Edhe Kryeministri Rama ka reaguar menjëherë pas lajmit ku ne një postim në Twitter, Ai thotë se Tushe dhe “cilido tjetër i akuzuar nga drejtësia në këtë rast apo në çdo rast, nuk do të ketë asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.