Elseid Hysaj mbërrin në Romë për testet mjekësore, kontratë 5-vjeçare me…

Elseid Hysaj do të veshë fanellën e Lazios. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare sapo ka mbërritur në Romë për të kryer testet mjekësore pasditen e sotme në klinikën “Paideia”, raporton SYRI.net. Mediat italiane shkruajnë se Hysaj do të firmosë një kontratë 5 vjeçare nga e cila do të përfitojnë 2 milionë euro në sezon. Menjëherë Hysaj do të vendoset në dispozicion të ekipit kryeqytetas që do të fillojë përgatijet për sezonin e ri.


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.