Një finale blitz ajo e nisur nga Anglia në Wembley, në finalen e Euro 2020 kundër Italisë. Kur të kaltrit nuk ishin futur ende në lojë, Tre luanët kalojnë në avantazh që në minutën e 2.Një gol i Shaw ka ndëshkuar prapavijën e Mancinit, duke i dhënë startin e duhur finales dhe duke ndezur korin në shkallët e stadiumit, “It’s comming home”.
https://twitter.com/PL24Hvideos/status/1414299777722945538?s=20
Mbrojtësi i Manchester United ka realizuar i vetëm brenda zone në shtyllën e dytë, duke goditur fluturimthi, topi ka prekur shtyllën dhe ka befasuar Donnarumma.Ky është goli më i shpejtë i realizuar në një finale Europiani dhe njëkohësisht më i shpejti i realizuar ndonjëherë për Anglinë në këtë kompeticion.
LIVE: ITALI-ANGLI 0-1
Shou 3′
FORMACIONET ZYRTARE
ITALI– Donaruma, Di Lorenco, Kielini, Bonuçi, Emerson, Verrati, Barela, Zhorzhinjo, Insinje, Kieza, Imobile, Trajner: R. Mançini

ANGLI– Pikford, Uoker, Meguajer, Stons, Shou, Rajs, Filips, Maunt, Tripier, Sterling, Kejn, Trajner: G. Sauthgejt


