Të gjithë të habitur …përse Donnarumma nuk festoi pas penalltive – Italiani zbulon detajet(video)

Gianluigi Donnarumma ka rrëfyer se përse nuk festoi në momentin që përfundoi ekzekutimi i penalltive.Portieri italian kishte pritur penalltinë e fundit të Bukayo Sakas, dhe aty u dha sinjali se Italia e kishte fituar Kampionatin Evropian ndaj Anglisë. Por, Donnrumma ka thënë se ai nuk e kishte idenë se kishin fituar, duke menduar se ata kishin humbur finalen.“


“Nuk e festova sepse nuk e kuptova që kishim fituar”

Shikova arbitrin, u përpoqa të kuptoj nëse VAR kishte dhënë sinjalin se ishte gjithçka në rregull dhe e kuptova se kishim fituar vetëm kur pashë shokët e mi të skuadrës duke festuar”, ka shtuar më tej italiani.

Donnarumma u zgjedh nga UEFA si lojtari i turneut, falë paraqitjeve të tij mbresëlënëse në fazën e grupeve dhe në atë të eliminimit direkt.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.