Ylli francez, Kylian Mbappe nuk do rinovojë më me PSG dhe kjo tani është mëse zyrtare. Të paktën kështu u tha në emisionin spanjoll, El Chiringuito. Aty u raportua se 23-vjeçari ka vendosur përfundimisht se dëshiron të transferohet te Real Madrid.
Në Spanjë, nga ekipi madrilen nuk ka asnjë zë, madje as nga vetë Kylian. Thuhet se shoku i tij i skuadrës, ish- madrileni, Ramos ka tentuar ta bindë të mos transferohet por as kjo nuk e ka bindur. Duket se Mbappe po heq dorë edhe nga Neymar, duke lënë shokun e tij vetëm.
