Pas hapjes së kufirit me Greqinë emigrantët vijojnë të kthehen masivisht në atdhe. Ata mbetën të bllokuar në vendin fqinj për më shumë se një vit për shkak të masave anti-covid,të cilat sollën mbylljen e kufirit. Një pjesë e emigrantëve kthehen për të vizituar familjarët. Të tjerë veç kësaj kanë planifikuar edhe disa ditë pushime.
Gjatë 24 orëve të fundit në Kapshticë kanë hyrë 2108 dhe kanë dalë 1450 persona. Në të njëjtën kohë, fluks i lartë i lëvizjes është në Qafë-Thanë, përmes së cilës kanë hyrë 4492 dhe kanë dalë 4059 shtetas të huaj dhe shqiptarë. Policia kufitare e Kapshticës ka marrë masa për të përballuar lëvizjet ndërkufitare duke shtuar numrin e sporteleve dhe personelit për të përpunuar dokumentacionin e udhëtarëvë dhe mjeteve në kohë të shpejtë.
