Rumuni humb kontrollin e mjetit, del nga rruga në aksin Librazhd – Prrenjas

Një aksident automobilistik ka ndodhur sot paradite në aksin Librazhd – Prrenjas. Një 40-vjeçar rumun ka qenë duke lëvizur me automjet, kur edhe ka humbur kontrollin e makinës e ka dalë nga rruga. Për pasojë, rumuni është plagosur


Librazhd/ Informacion paraprak

Më datë 18.07.2021, rreth orës 11:30, në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas , në fshatin Pishkash, mjeti tip “Hyundai”, me drejtues shtetasin A.B., 40 vjeç, me shtetesi Rumune, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit i cili është transportuar në Spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.