Një bombol gazi ka shpërthyer në një byrektore në Elbasan. Ngjarja u regjistrua rreth orës 11:20 pranë Poliklinikës së Specialiteteve dhe Drejtorisë së Policisë në “Kongresin e Elbasanit”.Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa punonjësit e byrektores dhe disa kalimtarë të rastit kanë shpëtuar për mrekulli. Nga shpërthimi janë regjistruar dëme materiale. Aktualisht policia po heton rreth zbardhjes së ngjarjes.

