Java nis me reshje shiu dhe shtrëngata/ Ja zonat më problematike

Dita e hënë do të jetë me reshje lokale shiu, por në disa zona me shtrëngata. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka parashikuar motin për 24 orët e ardhshme. Më poshtë, parashikimi i motit për ditën e hënë:

Reshjet


Ditën e hënë në qarkun Kukës priten reshje mesatare dhe lokalisht intensive. Në qarqet Dibër, Tiranë, Elbasan, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje të dobëta dhe lokalisht mesatare. Në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në zona të kufizuara të qarqeve, reshjet do të jenë në formë shtrëngate, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre).

Temperaturat

Të hënën temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 21 / 27 °C

në vendet e ulëta: 19 / 28 °C

në vendet malore: 15 / 22 °C

Era

Të hënën era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare.

Zjarret

Ditën e hënë pritet nivel ‘I MODERUAR’ në qarkun Vlorë, nivel ‘I ULËT’ në qarqet Fier dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjerë pritet niveli ‘S’KA RREZIK’.


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.