Protesta e bizneseve në Lungomare/ Policia shoqëron pronaren e një lokali që kundërshtoi të ulte muzikën pas orës 22:00

Policia e Vlorës ka shoqëruar me forcë administratoren e një lokali në Lungomare në Vlorë, e cila nuk ka repektuar orën policore në biznesin që administron. Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme dhjetra policë shoqërojnë me forcë gruan, e cila dëgjohet edhe të ulërasë. E gjitha nisi nga protesta e ndërmarrë nga operatorët turistikë përgjatë zonës së Lungomares në Vlorë. Këta të fundit, pas orës 22:00, që përkon dhe me orarin për ndalimin e muzikës, vendosën në sfond, kolonën zanore të Himnit Kombëtar.


https://twitter.com/korcablog/status/1416886287026593792?s=21

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.