Moti i keq ka dëmtuar Kishën e Shën Thanasit në Voskopojë. Mësohet se si pasojë e reshjeve të shiut rreth 30% e çatisë u shemb, ndërkohë pothuajse e gjithë çatia është e amortizuar. Raportohet se dëme kanë pasur edhe një pjesë e afreskeve. Kisha e Shën Thanasit është monument i trashëgimisë kulturore i llojit “Arkitekture”, i miratuar që në vitin 1971. Gjithashtu, kisha shërben edhe si kishë për varrezat e Voskopojës.Ndërkohë, le të kujtojmë se herë pas here ky monument ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të vjedhjeve të shumta që i janë bërë ku ikonat e kishës janë vjedhur 5 herë në harkun kohor të viteve 1990-2010. Vjedhja më e fundit ishte për ikona të pikturuara që datonin nga viti 1724
https://twitter.com/korcablog/status/1417124943628746757?s=21

