Rriten rastet me Covid-19 në Greqi/ Rregjistrohen mbi 3.500 raste të reja

Greqia ka regjistruar shifra rekord të infektuarish në 24 orët e fundit, pasi 3565 persona kanë rezultuar pozitiv në testin e COVID. Ndërkohë 9 persona kanë ndërruar jetë, duke e çuar në 12.867 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë. Kritike mbetet situata edhe në spitale, pasi 121 persona janë në intubim, mosha mesatare e të cilëve është 66 vjeç.


Like this: