Shtrëngimi i masave për të pavaksinuarit /Shperthen protesta në Athinë kundër vaksinimit me detyrim

Rreth 2500 persona protestuan sonte në sheshin Sindagma në Greqi kundër vaksinimit dhe detyrimit për ta bërë atë sipas një vendimi të qeverisë greke. Me pankarta në duar protestuesit kërkuan që askush mos të detyrohet ta bëjë vaksinën, aq më tepër të penalizohet për kundërshtimin e tij për t‘u vaksinuar.Mes protestuesve ndodheshin edhe dhjetëra anëtarë të shoqatave fetare.


Në mënyrë simbolike ata kishin hequr maskat dhe në duar mbanin flamurin grek, por më pas situata mes protestuesve dhe policisë ka agravuar. Qytetarët që ishin kundër vaksinimit me detyrim hodhën shishe dhe gurë drejt policisë, këta të fundit u munduan t’i shpërndanin me ujë.

8 persona u shoqëruan në polici në lidhje me protestën, ndërsa katër mbetën të plagosur, mes tyre dhe një oficer policie.

E ndërsa sërish shifrat e të infektuarve mbeten frikshme, me rreth 3000 infektime në ditë, ekspertët e epidimiologjisë ngrenë alarmin për përhapje edhe më të madhe të covid ,kryesisht mes të pa vaksinuarve. Situata më alarmante ndodhet në Atikë,në Kretë ndërsa shifra të larta kanë edhe ishujt që janë edhe destinacionet kryesore turistike në vend.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.