Përgatituni për një javë “përvëluese”, i nxehti Afrikan përsëri në Shqipëri

Vendi pritet të ketë mot këtë javë të ndikuar nga vala e nxehtit Afrikan. Kjo valë e nxehtë do të sjellë mot me diell dhe lagështirë të ulët gjatë orëve të mesditës. E hëna pritet të jetë edhe dita më e freskët e kësaj jave. Rritja e temperaturave do të jetë e vijueshme dhe do të bëjë që si mëngjeset ashtu edhe mbrëmjet të jenë me vlera të larta temperaturash.Era do të fryjë jug dhe veriperëndim e lehtë duke sjellë dhe dallgëzim të ulët në brigjet detare.


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.