Del harta/Ja cilat janë 10 qytetet të prekura me variantin DELTA në Shqipëri

Komitet Teknik i Ekspertëve doli këtë mesditë në një konferencë urgjente, pas mbërritjes së variantit Delta të koronavirusit në Shqipëri.Pavarësisht rastit se një ditë më parë Ministria e Shëndetësisë konfirmoi prezencën e variantit “Delta” të virusit në vend, KT, vlerësoi se masat të mos ndryshohen, reflektuar dhe nga situata epidemiologjike dhe shtrimet në spitale.

Drejtoresha e ISHP, Albana Fico, tha se në laboratorin në Berlin ishin dërguar 21 mostra kimike, të cilat kanë rezultuar pozitive me variantin Delta.Sipas Ficos, raste me këtë variant të Covid-it janë konfirmuar në qytete si Tirana, Elbasani, Shkodra, Lezha, Kavaja, Gjirokastra, Korça, Peqini, Mati dhe Vlora.


Albana Fico :“Ka ardhur përgjigjja nga Berlini për variantin Delta. Dua t’ju sjell në vëmendje situatën epidemiologjike në vend, që ka shënuar disa rritje në raport me incidencën, që është 10 për 100 mijë banorë, mesatarja ditore është rritur, numri total i rasteve rezulton i rritur, numri i bashkive që janë përfshirë nga rastet e reja ka shkuar në 10. Në Infektiv janë të shtruar 9 pacientë, fatmirësisht nuk kemi pasur raste fatalitetesh. Vijojnë të shtohen numrat e personave të vaksinuar me dy dozat e vaksinës. Qarkullimi i këtij varianti tregon se ne nuk e kemi përfunduar situatën, ndaj duhet që personat që kanë simptoma, të karantinohen. Të gjithë ata raste që kanë nevojë për ndihmë të shpejtë mjekësore, të telefonojnë në numrin e urgjencës 127” tha Fico

Silva Bino “Janë 6 raste të cilët kanë qenë të vaksinuar, 2 raste kanë lidhje me udhëtimin në Angli. Kanë qenë të vaksinuar në AstraZeneca në prill në Mbretërinë e Bashkuar. Dy të tjerë kanë qenë të vaksinuar në Gjermani me Pfizer, nuk kishin krijuar mbrojtje dhe 2 të tjerët kanë qenë me Coronavac. Ajo çka vihet re është se në spitale po rritet numri i të rinjve, por nuk po ndodh tek ne”, tha Bino.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.