Një lëkundje sizmike është ndjerë pak më parë në detin Adriatik. Sipas faqes evropiane EMSC, tërmeti ka patur një magnitudë 4.1 ballë të shkallës Rihter dhe është ndjerë 11 km në veri-perëndim të Lezhës. Tërmeti ka patur një thellësi prej 5 km. Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo në njerëz.

