Një automjet tip “Ferrari” që drejtohej nga një shtetas polak me shpejtësi marramendëse 231 km/h është ndaluar nga Policia e Fierit. Nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me Interpolin ka rezultuar se ky automjet është i shpallur në kërkim në Gjermani, për mungesë siguracioni. Po ashtu, ishte e falsifikuar edhe leja e drejtimit që shoferi 50-vjeçar u tregoi “bluve”. Ndaj drejtuesit të mjetit u vendos gjoba 80 mijë lekë të rinj, ndërsa automjeti luksoz me mbishkrimin “Play Boy” u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
NJOFTIMI I PLOTË
Fier/Policia Rrugore kontrolle intensive me radar në Bypass-in e Fierit , për parandalimin e aksidenteve rrugore. Me patentë të falsifikuar dhe me shpejtësi gati trefish🛫 mbi limitin e lejuar, Policia e Fierit vë në pranga 50-vjeçarin nga Polonia.
Në Bypass-in e Fierit, shërbimet e Policisë Rrugore kanë konstatuar nëpërmjet radarit, automjetin tip “Ferrari” me targa gjermane, që drejtohej me shpejtësi 🛫231 km/h, nga shtetasi T. S., 50 vjeç, nga Polonia.Nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me Interpolin ka rezultuar se ky automjet është i shpallur në kërkim në Gjermani, për mungesë siguracioni. Gjithashtu, leja e drejtimit që ky shtetas i paraqiti punonjësve të Policisë, ishte e falsifikuar.
Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. S., për veprat penale “Përdorimi i dokumenteve të falsifikuara” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”. Për këtë shtetas u vendos edhe masa administrative 80.000 lekë të rinj, për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe mungesë siguracioni.
Automjeti tip “Ferrari” u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve, vendas dhe të huaj, që të respektojnë sinjalistikën rrugore, pasi në të gjitha rrugë e vendit ka radarë dhe prezencë të Policisë Rrugore♂, të pajisur edhe me dronë, dragera , kamera e aparate fotografike.
