Në ndjekje për rrip sigurimi, kundërshtuan policinë dhe i kërcënuan me armë lodër, në pranga dy vëllezër

Dy vëllezër kanë rënë në p rangat e policisë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, kundërshtim dhe k anosje të policisë me p istoletë imituese. Incidenti u regjistrua në rrugën dytësore Milot-Mamurras. Shërbimet e Policisë Rrugore kanë konstatuar një drejtues mjeti që po kryente manovra të rrezikshme dhe nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.

Pasi shërbimet i kanë bërë shenjë ndalimi, drejtuesi është larguar me shpejtësi duke rrezikuar punonjësit e Policisë. Pasi janë venë në ndjekje të tij, shërbimet e kanë konstatuar sërish në fshatin Malbardhë, Kurbin, drejtuesin e mjetit, i cili ka kundërshtuar shoqërimin, duke i drejtuar punonjësve të Policisë një a rmë në dukje zjarri p istoletë dhe me ndihmën e një shtetasi tjetër ka mundur të largohet.

Në ndihmë të Policisë Rrugore kanë shkuar forca e posaçme “Shqiponja”, Forca Operacionale e DVP Lezhë dhe shërbimet e Policisë Kurbin, të cilat falë veprimeve të shpejta kanë arritur të bëjnë identifikimin, lokalizimin, kapjen dhe a rrestimin në flagrancë të shtetasve Fatjon Lika 31 vjeç, me precedentë të mëparshëm k riminal në fushën e a rmëmbajtjes pa leje, vjedhjes, kundërshtim me dhunë të punonjësit të Policisë dhe Klodian Lika (vëllezër), banues në Kurbin.

Gjatë kontrollit me alkoolmatësin (drager) ka rezultuar se shtetasi Fatjon Lika drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë u sekuestrua një p istoletë imituese, me të cilën ky shtetas dyshohet të ketë kanosur punonjësit e Policisë, si dhe 2 automjete.Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.