E trishtë/ Familja Bellanica hap dyert, sot përcjellin për në banesën e fundit 18-vjeçaren

Do të përcillet për në banesën e fundit Anjeza Bellanica, 18-vjeçarja që mbeti e vdekur në Kroaci katër ditë më parë. Sipas njoftimit që familjarët kanë bërë, varrimi i saj do bëhet në orën 19:00 në Krushë të Madhe. 18-vjeçarja ishte një nga 10 personat që humbën jetën në aksidentin që ndodhi të dielën në Kroaci. Autobuzi me emigrantë kosovarë vinte nga Gjermani për në Kosovë, por përgjumja e shoferit shkaktoi përmbysjen e mjetit.


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.